"Vëllau im, Xhaka": Lacazette e uron Xhakën në shqip për golin e shënuar
Ish-sulmuesi i "topçinjve", Alexandre Lacazette, nuk ka qëndruar indiferent në derbin e flaktë të Londrës, mes Arsenal dhe Tottenham.
Ai iu gëzua pa masë golit të mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, që ishte edhe goli i sigurisë për fitoren e Arsenalit.
Lacazette përmes profilit të tij në "Instagram" e ka uruar Granitin në gjuhë shqipe, duke shkruar "vëllau im, Xhaka".

Ky ishte goli mjaft i bukur që shënoi Granit Xhaka, duke bërë që ta vuloste fitoren e skuadrës së Artetas me shifrat 3:1 ndaj rivalit të përbetuar lokal, Tottenham.