Vëllai i Liburn Aliut komenton arrestimet në Ministri të Infrastrukturës: Nuk ka vllaznillak, shteti mbi të gjitha - NACIONALE

Vëllai i Liburn Aliut komenton arrestimet në Ministri të Infrastrukturës: Nuk ka vllaznillak, shteti mbi të gjitha

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fatos Aliu, vëllai i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në lidhje me arrestimet e fundit që kanë ndodhur brenda ministrisë që e udhëheq vëllai i tij.

Aliu ka thënë se Liburni, si ministër, duhet të marrë përgjegjësi për arrestimet e fundit që ndodhën brenda ministrisë.

Unë e qes veten në atë pozitë kur kam qenë, me u zanë diçka e tillë, unë që jam i pari, që jam përgjegjës dal në skenë, edhe veproj. Qoftë me media, qoftë me media dhe shkoj edhe në Prokurori. Këtu nuk ka vllaznillak, këtu nuk ka familje. Sikurse që nuk ka familje për me e mbrojte të keqen, edhe familja nuk vlen kur ti je në pushtet dhe e pengon të familjes me kontribu brenda shtetit.” – ka thënë Faton Aliu, bashkëthemelues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se nuk e mbron vëllain e tij në këtë rast, pasi është shteti në pyetje.

Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevojë me më mbrojte. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja. Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë.” - ka thënë Aliu në një intervistë për Gazetën Infokus.

Tutje ka shtuar se në rast që vëllai i tij do të akuzohej për çka do arsyeje, qofshin edhe afera korruptive, ai deklaroi se do të distancohet, duke shtuar se nuk mbrohet askush që është i përfshirë në çfarë do afere.

Lajme të ngjashme