Vëllai i hoxhës nga Peja "do ta bombardonte" Anibarin, por e ndalë veç tuta
Ndejat ose “after party-t” e festivalit të filmit të animuar “Anibar”që u mbajtë në Pejë, duket se kanë shqetësuar jashtëzakonisht shumë, një qytetar pejan. Më saktësisht, Enis Gogën, vëllain e hoxhës kontravers nga ky qytet, Enes Goga. Në mengjesin e 17 prillit, ky qytetar është zgjjuar herët në mëngjes për të xhiruar pamjen nga party i festivalit që duket se ka mbaruar, por që vazhdonte muzikën. Por për këtë qytetar nga Peja, muzika e lartë deri në mëngjes, nuk është problemi kryesor. Problem sipas tij është “dëgjenerimi” që i bëhet rinisë përmes këtyre party-ve.
“Kjo muzikë e drogirashve”, thotë ai në një moment gjatë videos.
E në komentet tek videoja, nuk kanë munguar thirrjet e ndryshme për sulme. Me emër e mbiemër, bëhet thirrje edhe për “sulm me bombë”.
“Gjujav ni bombe qijav nonen se ata zdin tnalum dej ti gjun droga per toke”, shkruan njëri në koment, teksa nuk mungon as përgjigja e Enis Gogës.
“Po bre mos mu kon qe duhet me jep llogari para Allahut kollaj vllau jem po duhet saber me bo”, shkruan Goga teksa komenton me një përdorues.
Nacionale ka kontaktuar me organizatorët e festivalit, të cilët nuk kanë dashur të komentojnë gjuhën e përdorur dhe kërcënimet e shkruara, por kanë thënë se do t’i dërgojnë në Polici, të gjithë ata që bëjnë thirrje për sulme ndaj festivalit.