Vëllai i Faton Hajrizit: Unë duhet të vij në varrim, se e kam vëlla
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, ka thënë se do të jetë i pranishëm në varrim, nëse konstatohet vdekja e këtij të fundit.
Kështu citohet të ketë deklaruar ai në “Kosova Today”.
“Unë duhet të vij në varrim, se e kam vëlla. Avokati e di, unë me shtet timin s’kam pasur kurrë. Po, se s’kam bërë asgjë në Kosovë.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet se Serbia kishte pretenduar se vrasësit të policit atje, i ishin gjetur dokumente me emrin e Artan Hajrizit.