Vëllai e kanos vëllain me thikë, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një kanosje në Prishtinë.
I dyshuari ka kanosur vëllain e tij me thikë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 11.07.2024-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.