Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, plotësisht legjitime dhe të drejta - NACIONALE

Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, plotësisht legjitime dhe të drejta

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në këtë parti.

Ai ka vlerësuar se kërkesat e disa degëve të LDK-së për dorëheqjen e Lumir Abdixhikun nga posti i kryetari janë legjitime.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar Abdixhiku po dilet si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur.

Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin. Nën drejtimin e tij, LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë, pa arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve të mëdha dhe kontrollit të plotë mbi partinë”, ka shkruar ai, duke e kritikuar të parin e LDK-së për arrogancë.

Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së. Edhe më shqetësues ishte reagimi arrogant i Abdixhikut ndaj kryetarëve të Lipjanit, Pejës dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij. Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme