Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do jetë gjithmonë derë e hapur për shqiptarët e Luginës - NACIONALE

Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do jetë gjithmonë derë e hapur për shqiptarët e Luginës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin ka diskutuar çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Veliaj ka deklaruar se Tirana do të jetë gjithmonë një derë e hapur për secilin prej tyre.

Kjo është shtëpia juaj, një derë dhe një zemër e hapur. Duam që zëri ynë të bashkohet me zërin tuaj për disa çështje shumë kritike dhe shqetësuese, siç është pasivizimi apo humbja e disa të drejtave prej marifetesh administrative, që përjashtojnë një qytetar nga marrja e shërbimit apo mundësia për të shfrytëzuar dhe investuar në pronën e tij, apo për të qenë sipërmarrës”, ka thënë Veliaj.

Kurse, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen dhe e përgëzoi atë për punët dhe sukseset në Tiranë.

Kënaqësi dhe nder të jem sot tek vëllai im Erioni, si çdo herë, me të cilin kemi një marrëdhënie e veçantë. Nuk është as politike, nuk është as kolegjiale, sa është vëllazërore dhe shpirtërore, dhe në këtë kontekst është për mua, dhe për ne nga Presheva në përgjithësi, jo vetëm një nder, por edhe kënaqësi shpirtërore të jemi këtu me ty, me stafin tuaj, në vendin më të të dashur për preshevarët, Tiranën. Ju urojmë për punët, ju urojmë edhe për sukseset të cilat po shihen qartazi dhe ti Erion je i dashur dhe i mirëseardhur në Preshevë”, është shprehur Arifi./TCh/

Lajme të ngjashme