Vela, Petkoviqit: Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës - NACIONALE

Vela, Petkoviqit: Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar në “X” drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, pasi ky i fundit i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për Listën Serbe dhe kufijtë e Kosovës.

Ishte pretendimi dëshiror i Petkoviqit se "kufijtë e Kosovës janë kufijtë e Serbisë" ai që nxiti reagimin e ashpër të Velës, duke i kujtuar se i njeh mirë kufijtë, veçanarisht në kërkesat e tij zyrtare për të vizituar Kosovën.

Vela po ashtu ka theksuar se Lista Serbe, subjekt politik në Kosovë, është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, duke iu përmbajtur ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni rregullisht në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Vela në "X".

Lajme të ngjashme