Vela për djegien e veturave në veri: Regjimi piroman i Vuçiqit do të dështojë - NACIONALE

Vela për djegien e veturave në veri: Regjimi piroman i Vuçiqit do të dështojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela këshilltari i Presidentes Osmani, ka reaguar sërish ndaj djegieve të veturave të serbëve të Kosovës, në veri të vendit.

3 vetura u djegën dje. 5 në dy ditët e fundit.

Sipas Velës, autorët do të dalin para drejtësisë, e regjimi piroman, siç e quan Ai i Vuçiqit do të dështojë.

Kujtojmë se zgjedhjet në veri, pritet të mbahen më datë 23 prill.

“3 vetura të tjera të djegura në Leposaviq. Të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës, strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piroman i Vuçiqit do të dështojë.” – ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme