“Veç shqiptarë nuk janë”, Pozhari i ofendon kritikuesit e Kurtit për Gjingjiqin - NACIONALE

“Veç shqiptarë nuk janë”, Pozhari i ofendon kritikuesit e Kurtit për Gjingjiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe tashmë këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Xhevdet Pozhari ka arsyetuar Kryeministrin Kurti, i cili përkujtoi ish kryeministrin serb Zoran Gjingjiq, Sipas tij, Kurti me anë të atij postimi ka dashur të tregoj se si regjimi fashist i Serbisë ka vrarë shqiptarë, boshnjakë, kroatë, si dhe njerëz të tyre.

Pozhari nuk ka lënë pa ju “mëshuar” edhe kritikuesve të Kurtit, të cilët ishin të shumtë, për këtë përkujtim.

Sipas Pozharit atyre që ju dhemb, siç shprehet Ai, veç shqiptarë nuk janë.

Postimi i plotë i Pozharit:

Kurti po thotë se regjimi fashist i Serbisë, pjesë e të cilit ka qenë edhe Vuçiçi, përveç që ka vra shqiptarë, boshnjakë, kroatë, përveç se ka hapur varreza masive dhe ka kryer përdhunime, nuk i ka kursyer as njerëzit e vet. I ka eliminuar kur ata janë konsideruar si dëshmitarë potencial të krimeve të tyre.

Kaq për ata që duan t'i devijojnë deklarimet e një kryeministri që ia rikujton botës këto fakte. Shqiptarëve që ju dhemb ky realitet, dihet se çfarë emri kanë! Veç shqiptarë, jo!

Lajme të ngjashme