Vdes Xhezide Alija, 111-vjeçarja që Albin Kurti e falënderonte për votën - NACIONALE

Vdes Xhezide Alija, 111-vjeçarja që Albin Kurti e falënderonte për votën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë Xhezide Alija në moshën 111-vjeçare.

Zonja Alija ishte bërë pjesë e diskursit publik për shkak se kryeministri Albin Kurti e kishte përmendur në fjalimin e fitorës më 14 shkurt të vitit 2021.

Në fjalimin e tij, Kurti kishte theksuar se dita e zgjedhjeve do të mbahet mend edhe për votimin e Alijat.

“Kjo dite e zgjedhjeve do të mbahet mend për shumëçka por do të mbahet mend edhe për votimin e Xhezide Aliut nga Ferizaj, gjyshja Xhezide Aliu është 107 vjeçare dhe jeton në Ferizaj, në këtë të ftoftë të dimrit në rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli ajo mund të qëndronte në shtëpi të ngrohej pran zjarrit dhe të shikonte TV pa e rrezikuar shëndetin e saj por ajo vendosi që të votonte përkundër akullit dhe acarit të dimrit e ndoshta për shkak të tyre ajo vendosi që të votonte sepse ajo e dinte që secila votë ka rëndësi, e dinte se zgjedhjet janë gjithmonë për të ardhmen dhe ndryshimin vjen kur ne marrin përgjegjësi dhe obligimin që na takon. “ Të rinjtë le të kenë progres” tha gjyshja Xhezide, le të mësojmë dhe motivohemi nga përkushtimi i saj”kishte thënë Kurti në fjalimin e tij falënderues pas zgjedhjeve.

Sjellim ndër mend që Aliu e kishte pranuar se kishte votuar për Kurtin.

Lajme të ngjashme