Vdes profesori izraelit i UP-së Moshe Landsman - NACIONALE

Vdes profesori izraelit i UP-së Moshe Landsman

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Moshe Lndsman i cili ka ligjeruar në Universitetin e Prishtinës ka ndërruar jetë.

Ai po ikën duken lënë gjurmë të thella, jo vetëm në fushën e dijes dhe nxënies, por edhe në shtytjen dhe inkurajimin e talenteve të reja drejt sukseseve të dëshmuara profesionale, në nivel shoqëror dhe shtetëror për Kosovën.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e KRCT

E plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e Prof. Moshe Landsman. Një figurë që e tejkaloi rolin e profesorit dhe pedagogut, duke u shndërruar kështu në një figurë emblematike i cila ka mbështetur, përkrahur dhe inkurajuar të tjerët.

Para pak ditësh ai ishte në mesin tonë, në ambientet e QKRMT-së, i shoqëruar me qetësinë dhe thellësinë e tij. Për shumë vite, ne si QKRMT, kishim një bashkëpunim të ngushtë me Prof. Moshen.

Ai po ikën duken lënë gjurmë të thella, jo vetëm në fushën e dijes dhe nxënies, por edhe në shtytjen dhe inkurajimin e talenteve të reja drejt sukseseve të dëshmuara profesionale, në nivel shoqëror dhe shtetëror për Kosovën.

Prof. Moshe ishte një model i gjallë i humanizmit, përunjësisë dhe filantropisë. Vdekja shpesh duket si e pabesë dhe shpërfaqet në befasi por në thelb është e dëlirë dhe shton dashurinë e atyre që mbesin në jetë. Ne do të vazhdojmë ta njohim kontributin e tij dhe ta kujtojmë atë me dashuri.

I shprehim ngushëllime tona të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!

Lajme të ngjashme