Vdes personi që u aksidentua javë më parë në Gjakovë - NACIONALE

Vdes personi që u aksidentua javë më parë në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur, pas aksidentit të datës 28 gusht mes dy automjeteve, në fshatin Hereq të Gjakovës.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe pse personi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, në raportin e policisë për aksidentin e datës 28 gusht, thuhej se të lënduarit janë liruar pas tretmanit mjekësor.

“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.08.2022 – 23:25. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy meshkuj dhe dy femra kosovar-e, pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raport.

Lajme të ngjashme