Vdes një vajzë dyvjeçare në Istog, u gjet vetëm në shtëpi - NACIONALE

Vdes një vajzë dyvjeçare në Istog, u gjet vetëm në shtëpi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një vajzë dyvjeçare është gjetur e vdekur sot në Zallq të Istogut.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, fëmija është gjetur vetëm të shtëpia e saj dhe vdekja u konstatua nga një mjek në QKMF-në e Istogut.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi

Lajme të ngjashme