Vdes një person në Prishtinë, bie nga një ndërtesë
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se sot ka vdekur një person në Prishtinë, pasi ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.
Ajo ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth 09:30 në lagjen Mati në Prishtinë.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka treguar Ahmeti për Reporteri.net.
Ajo ka bërë me dije se hetuesit policor dhe prokuroria janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.