Vdes një person në Obiliq
Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Përmes raportit 24 orësh, është bërë me dije se njësitet relevante kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Obiliq 28.01.2025-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raport.