Vdes një person në Gjakovë, ra nga një ndërtesë e lartë derisa ishte duke punuar - NACIONALE

Vdes një person në Gjakovë, ra nga një ndërtesë e lartë derisa ishte duke punuar

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një punëtor ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo mes tjerash ka bërë të ditur se një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo për Express.

Lajme të ngjashme