Vdes një person e lëndohen tre të tjerë në një vetaksident në Çikatovë të Vjetër në Drenas - NACIONALE

Vdes një person e lëndohen tre të tjerë në një vetaksident në Çikatovë të Vjetër në Drenas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një vetaksident në Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka dhënë detaje për këtë rast.

Sipas policisë, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

"Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas." - ka thënë Ahmeti për mediet.

Lajme të ngjashme