Vdes një paciente në qendrën e shëndetit mendor në Ferizaj
Një grua ka vdekur në Qendrën Integruese në Ferizaj.
Sipas policisë, viktima ishte paciente në shtëpinë integruese dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ka ndërruar jetë.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Ferizaj 28.09.2022 – 04:22. Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.