Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës
Një i burgosur me inicialet M.K. 31-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët kanë thënë se i njëjti është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datën 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmurë.
ShKK ka njoftuar se të njëjti gjatë ditës së sotme i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë është dërguar në spital.
Sipas njoftimit, pas përpjekjeve për reanimacion nuk ka pasur suksese dhe është konstatuar vdekja e tij.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992.
I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar.
Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.
