Vdes një grua nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë - NACIONALE

Vdes një grua nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një grua vdes në askdientin tragjik në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime të Vushtrrisë

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, ndërsa ka shtuar se a edhe të tjerë të lenduar.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”.

Lajme të ngjashme