Vdes një grua në Prishtinë, bie nga një ndërtesë - NACIONALE

Vdes një grua në Prishtinë, bie nga një ndërtesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka mbetur e vdekur një grua pasi që ka rënë nga ndërtesa në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo gjithashtu ka treguar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Lajme të ngjashme