Vdes një grua në Mitrovicë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dhe ka vdekur grua në Mitrovicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se mjeku kujdestar në emergjencë ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas policisë, është raportuar se viktimës derisa ishte në shtëpi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Mitrovicë Jugu / 01.07.2026 – 01:15. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte në shtëpi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin e Policisë.