Vdes një grua në Gjakovë, policia jep detaje - NACIONALE

Vdes një grua në Gjakovë, policia jep detaje

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë është gjetur një grua e vdekur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, burri me të cilin ajo kishte bashkëjetuar ka raportuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Policia ka treguar se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 28.11.2025-09:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar, i njëjti dyshon se ka pasur trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme