Vdes një burrë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, ra nga çatia e shtëpisë në Novobërdë - NACIONALE

Vdes një burrë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, ra nga çatia e shtëpisë në Novobërdë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës në Novobërdë.

Sipas policisë, viktima ishte duke punuar në një shtëpi ku është rrëzuar nga çatia.

Ai është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

Raporti i plotë:

RREZIKIM I SIGURIS NË VENDIN E PUNËS

Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

Lajme të ngjashme