Vdes një burrë në QKUK, ishte aksidentuar më 30 dhjetor - NACIONALE

Vdes një burrë në QKUK, ishte aksidentuar më 30 dhjetor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin 24 orësh Policia ka treguar se i ndjeri ishte duke u trajtuar që nga 30 dhjetori në spital pasi ishte aksidentuar.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë 30.12.2025 – 16:45. Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme