Vdes një burrë në një aksident në Lipjan
Një burrë ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Konjuh të Lipjanit.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “viktima derisa ka qenë duke drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar”.
“Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Konjuh, Lipjan 01.07.2023-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë dukë drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.