Vdes një burrë në Klinë, u alivanos teksa luante futboll - NACIONALE

Vdes një burrë në Klinë, u alivanos teksa luante futboll

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke luajtur futboll mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas policisë viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Lajme të ngjashme