Vdes një adoleshent 13-vjeçar nga sulmi me shpatë në Londër
Një djalë 13-vjeçar u vra dhe katër persona të tjerë u lënduan nga therja në Londër të martën. I dyshuari mbante në dorë një shpatë.
Policia britanike tha se nuk beson që incidenti ishte i ndërlidhur me terrorizëm, raporton agjencia “Reuters”.
Forcat e rendit arrestuan një burrë pas incidentit. Në pamje shihet një burrë me shpatë në dorë.