Konfirmim zyrtar: Vdes një 48 vjeçar i burgosur në Dubravë - NACIONALE

Konfirmim zyrtar: Vdes një 48 vjeçar i burgosur në Dubravë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se sot rreth orës 11:30 në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, i burgosuri 48 vjeçar me inicialet E.D.

Me anë të një njoftimi në facebook, SHKK-së ka thënë se është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, për shkak të sëmundjes, ndonëse thuhet se mjeku kujdestar ka bërë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

SHKK-ja njofton se viktima ishte i dënuar për veprat penale grabitje, mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar.Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, përfundon njoftimi i tyre.

Lajme të ngjashme