Vdes në moshën 94-vjeçare “njeriu më i papastër në botë” - NACIONALE

Vdes në moshën 94-vjeçare “njeriu më i papastër në botë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë iranian, të cilit i ishte vënë nofka “njeriu më i papastër në botë” për shkak të mospastrimit me dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportuan mediet shtetërore.

Amou Jahi, i cili nuk ishte pastruar për më shumë se një shekull dhe ishte beqar, vdiq të dielën në fshatin Dejgah, në provincën jugore, Fars, raportoi të martën agjencia e lajmeve, IRNA.

Haji e kishte shmangur pastrimin e trupit nga frika se do të sëmurej, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal.

Por për herë të parë, para disa muajve, banorët e fshatit e kishin dërguar atë në një banjë për t’u pastruar, raporton agjencia IRNA.

Sipas medieve iraniane, në vitin 2013 ishte realizuar një film dokumentar me titull “Jeta e çuditshme e Amoi Haji-t” për ta përshkruar mënyrën e jetesës së këtij burri.

Lajme të ngjashme