Vdes në Londër historiani dhe publicisti kosovar Daut Dauti - NACIONALE

Vdes në Londër historiani dhe publicisti kosovar Daut Dauti

1 orë më parë

nga NACIONALE

Mëngjesin e së martës, në Londër ka vdekur historiani, publicisti dhe studiuesi kosovar Daut Dauti.

I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Dauti la pas një veprimtari të pasur në gazetari, historiografi dhe studime për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe vazhdoi studimet pasuniversitare në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në “Bota e Re”, ndërsa më pas punoi në revistën “Zëri”, ku ishte edhe korrespondent në Londër gjatë viteve 1994–1999.

Dauti ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe këshilltar për media e zëdhënës i Qeverisë së Kosovës gjatë mandatit të Bajram Kosumit.

Lajme të ngjashme