Vdes motoçiklisti që u godit nga vetura në Veternik, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e plagëve nga goditja e veturës.
Sipas policisë, viktima po lëvizte me motoçikletë dhe është goditur nga vetura e cila nuk është ndalur në vend të ngjarjes.
Raporti i plotë i PK-së:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Veternik,Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.