Vdes mitrovicasja që ra nga kati i dytë i banesës, dyshohet se bëri vetëvrasje
Një grua nga Mitrovica raportohet se ka vdekur dje në QKUK.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi dyshohej se kishte tentuar të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.
Në raport bëhet e ditur se e njëjta pas kësaj ka pësuar lëndime trupore, ndonëse dyshohej të kishte probleme mendore.
Policia njofton se viktima është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nexhip Dragaj, Mitrovicë 08.02.2023 - 14:00. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se ka tentuar të kryej vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar lëndime trupore (dyshohet se viktima të ketë probleme mendore). Nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
