Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi - NACIONALE

Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur ShFD e UÇK-së me seli në Prishtinë.

Ai ishte edhe nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mortor:

Me pikëllim të thellë ju njoftojm për vdekjen e papritur të veteranit, invalidit të UÇK-së dhe njëherësh nënkryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi.

Ahmet Thaçi ishte një luftëtar i palodhur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i plagosur gjatë luftës.

Kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt të veçantë.

Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, shokët, dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë miqve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te...

Sek.R.Rama

Lajme të ngjashme