Vdes i riu nga Shtupeli i Klinës, ishte aksidentuar më 14 gusht në Jashanicë - NACIONALE

Vdes i riu nga Shtupeli i Klinës, ishte aksidentuar më 14 gusht në Jashanicë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Bajram Arifaj nga fshati Shtupel i Klinës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur rreth dy javë më parë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht në fshatin Jashanicë.

Pas përplasjes, Arifaj ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai kishte qëndruar në koma për afro dy javë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Arifaj nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe vdekja e tij është konfirmuar të premten.

Lajmi ka shkaktuar pikëllim te familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët kanë publikuar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale:

“Të pushoftë shpirti në xhenet, ishe personi më i urtë e më i dashur në rrethin tonë familjar. Do t’ju kujtojmë gjithmonë”

Lajme të ngjashme