Vdes Flora Brovina - NACIONALE

Vdes Flora Brovina

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë ish-deputetja e PDK-së, Vlora Brovina.

Gazeta ka mësuar se ajo ka është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Flora Brovina ishte lindur në vitin 1949, në Skenderaj.

Ajo ishte poete, pediatre dhe aktiviste e të drejtave të grave.

Brovina është rritur në Prishtinë, aty ku ka marrë edukimin fillor dhe ka studiuar mjekësinë.

Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, ajo kthehet në Kosovë dhe për një kohë ka punuar si gazetare për “Rilindjen”.

Shumë shpejt pas kësaj përvoje ajo u kthye në profesionin e saj, ku punoi për shumë vite në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Brovina për disa legjislatura ishte edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme