Vdes Fisnik Vejsa, autori i emisionit “Fauna Jonë”
Ka vdekur gazetari, aktori dhe producenti kosovar Fisnik Vejsa.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hasanaj ka treguar dhimbjen për vdekjen e mikut të tij.
“Lamtumirë Fisnik Vejsa, pse bre burrë,heret bre”, ka shkruar Hasanaj.
Fisnik Vejsa ishte bërë i njohur me emisionin e famshëm “Fauna Jonë”.
Për vite të tera ai ishte autori i këtij emisioni i cili transmetohej në “KTV”.
Vesaj ishte edhe prodicent i serialit “O sa Mirë”.