Vdes endokrinologia, Dr. Drita Mekuli
Ka vdekur specialistja e Endokrinologjisë, Drita Mekuli.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi për media.
Kjo odë, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Drita Mekuli
Dr. Drita Mekuli Përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.
Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.
Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialist e Endokrinologjisë për vite me radhë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.