Vdes Ali Lajçi: LVV në Pejë shpreh ngushëllime familjes
Lëvizja Vetëvendosje në Pejë para pak minutash me anë të një komunikate për media, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të LVV-së e ish-kryetarit të Pejës, Ali Lajçi.
“Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë. “ – thuhet ndër të tjera aty.
E plotë:
Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij.
Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë.
Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.
Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.
Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!