Vdes 64-vjeçarja që u godit nga rrufeja në Prevallë
Një 64-vjeçare ka humbur jetë tragjikisht pasi është goditur nga rrufeja në Prevalle.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Klan Kosovën tha se ajo ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.
“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në konfirmim.