Vdes një 64-vjeçar në Ferizaj, u godit nga vetura - NACIONALE

Vdes një 64-vjeçar në Ferizaj, u godit nga vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka vdekur një person në Ferizaj, pasi i njëjti u godit nga një veturë.

Rastin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajit, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Për pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili për ndihmë mjekësore me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Veseli gjithashtu tha se rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Talinovc të Ferizajit.

Me datën 01.11.2022, rreth orës 00:05, në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet, i përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte shoferi B.G. (M/K) i moshës 44-vjeçare dhe këmbesori N.O. ( M/K) i moshës 64-vjeçare”- ka thënë Veseli.

Veseli poashtu tha se njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i ka nisur hetimet.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari/shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”- tha Veseli.

Lajme të ngjashme