Vdes 41-vjeçari që u plagos para një jave në Pejë - NACIONALE

Vdes 41-vjeçari që u plagos para një jave në Pejë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se ka vdekur 41-vjeçari, i cili ishte plagosur para një jave në Pejë.

“Sot me datë 05.07.22 rreth orës 12:00 Policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë se viktima I.G. 1981 ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti nga Vrasje në tentativë është ri kualifikuar në Vrasje të rëndë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë”, thekson komunikata.

Lajme të ngjashme