Vdes 19-vjeçarja kosovare, dyshohet të ketë qenë në depresion nga kërcënimet e të fejuarit
Një 19-vjeçare kosovare dyshohet të ketë vdekur nga depresioni.
Kështu të paktën ka raportuar Sinjali, duke u thirrur nga burimet e veta brenda emergjencës së spitalit të Mitrovicës.
Tutje, bëhet e ditur se sipas informacioneve të para, viktima dyshohet që kohë më parë ka tentuar edhe vetëvrasjen, por që policia nuk ka qenë në dijeni për këtë.
Lidhur me rastin e rëndë, autoritetet kanë marrë në pyetje dy dëshmitarë.
19-vjeçarja u dërgua sot në spitalin e Mitrovicës, por atje kishte arritur pa shenja jete.