Vdekja e gruas si pasojë e dhunës në familje, Prokuroria jep detajet
Gruaja e cila para dy dite ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj sot ka vdekur.
Këtë e ka konfirmuar për media Prokuroria Themelore në Prishtinë ku thotë se për shkak të lëndimeve të marra viktima ka humbur jetën.
Nga prokuroria tregojnë se rasti si fillim ishte trajtuar si “Dhunë në Familje”, dhe “Lëndim i rëndë trupor”, por pas vdekjes së viktimës rasti ka kaluar në Departamentin e për Krime të Rënda, dhe ka kaluar në “Vrasje e rëndë”.
“Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa njoftojnë se trupi i viktimës është dërguar për autopsi, prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit p[r të dyshuarin.
“Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente.
Në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore karshi këtij rasti.”, njofton prokuroria.
Njoftimi i prokurorisë:
Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 2 gusht 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 31 korrik 2024, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një rast të dhunës në familje në Graçanicë.
Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së.
Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente.
Në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore karshi këtij rasti.
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Prishtinë