Vdekja e dy punëtorëve, Deliu-Kodra kërkon hetim të plotë e serioz dhe përgjegjësi institucionale
Brenda pak ditësh ka vdekur edhe një person tjetër në vend të punës në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar hetim të plot dhe serioz si dhe përgjegjësi institucionale.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë dhimbje,” tha ajo.
Postimi i plotë:
Brenda vetëm tri ditësh, dy punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën në vendin e punës. Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka. Duhet hetim i plotë, serioz dhe i menjëhershëm për secilin rast, për kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësinë institucionale.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë dhimbje. Por përtej ngushëllimeve, sot kërkohet përgjegjësi dhe masa konkrete që tragjedi të tilla të mos përsëriten.