Vazhdon zemërimi i Haki Abazit me VV-në, kësaj radhe “thumbon” zëdhënësin e partisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kohë që ka acaruar raportet me figura të ndryshme brenda subjektit ku bën pjesë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Abazi kësaj radhe ka “thumbuar” zëdhënësin e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Abazi ka njoftuar se sonte do të jetë pjesëmarrës në një studio televizive, duke thënë me ironi se këtë pjesëmarrjen në emision e ka bërë me lejen e Arlind Manxhukës.
“Sonte në ora 23:00 me “lejën” e Arlind Manxhukës do të paraqitem tek Fidan Jupolli. Demokracia është kulturë, qëndrimi kritik është shtytës, të qëndruarit drejtë e në linjë me premtimet është arsye për besueshmëri me atë që ta jep votën!”, ka shkruar ish-zëvëndëskryeministri në Qeverinë Kurti 1.
Tash e një kohë, Haki Abazi ka shfaqur shenja pakënaqësie me “shtypjen” e mendimeve ndryshe brenda partisë.
