Vazhdon seanca e shkallës së dytë në Hagë, për Gucatin e Haradinajn
Sot, vazhdohet seanca e cila filloi dje, ku aktgjykimin e shkallës së parë, i cili i dënonte me nga 4 vjet e gjysmë burgim, e kanë apeluar Gucati e Haradinaj.
Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, do të vazhdojë sot me parashtrimet e zyrës së Prokurorit të specializuar dhe më pas me atë të mbrojtjës.
Kujtojmë se çështja e Gucatit e Haradinajt ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, respektivisht kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022.
Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Gucati dhe Haradinaj e kanë apeluar vendimin, teksa ZPS-ja nuk e ka bërë një gjë të tillë