Raportohet që kushëriri i deputetes Statovci emërohet u. d. i kryeshefit të “TrainKos”-it - NACIONALE

Raportohet që kushëriri i deputetes Statovci emërohet u. d. i kryeshefit të “TrainKos”-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbushja e kompanive publike me përkrahës të partive në pushtet nuk ka të ndalur.

Sikurse deputetët e VV-së po veprojnë edhe ata të Listës Guxo, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së.

Bordi i Ndërmarrjes Publike ‘TarinKos’ sot si ushtrues të detyrës së kryeshefit të kësaj kompanie e ka emëruar Agron Statovci.

Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se Agroni është kusheri i afert i deputetes së Listës “Guxo”,

Statovci është kushëri i deputetes, Jeta Statovci, me burimin që pretendon se ai prezantohet si "djalë i axhës".

Agroni është djali i axhës së deputetes Statovci. Ai vazhdimisht është prezantuar si djalë i axhës së deputetes. Ai ka është angazhuar fuqishëm për ta bërë Jeten deputete”, ka thënë burimi i gazetës.

I njëjti burim ka thënë se Statovci edhe me herët ka punuar në këtë ndërmarrje.

Sipas burimit, në këtë kompani ai nuk ka pasur ndonjë pozitë të lartë.

Para një muaji, kjo kompani e kishte shkarkuar Gelor Shalën nga pozita e kryeshefit.

Lajme të ngjashme