Vazhdon implementi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafikun e Prishtinës
Në një postim në Facebook nga Policia e Kosovës, lajmërohen qytetaret se gjatë muajit maj, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, gjatë muajit maj ka implementuar disa plane operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Zyrtarët nga Njësiti i Trafikut Rajonal të Prishtinës lajmërojnë se gjatë muajit maj 2024, kanë shqiptuar 7413 gjoba si dhe kanë konfiskuar 241 patenë shoferë. Ndërsa, gjatë analizes mujore shifrat tregojnë që në muajin maj të këtij viti kemi rënie të numrit të aksidenteve për 17,17% krahasuar me muajin maj të 2023.
“Respektimi i rregullave në trafik ,jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve është obligim i secilit” – njofton Policia e Kosovës.
E plotë:
Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, gjatë muajit maj ka implementuar disa plane operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Ndonëse ndëshkimi nuk është një nga mënyrat më të mira të ngritjes së sigurisë në trafik, përveç fushatave e aktiviteteve të ndryshme informuese, konform ligjeve dhe autorizimeve, zyrtarët nga Njësiti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, gjatë muajit maj 2024, kanë shqiptuar 7413 gjoba si dhe kanë konfiskuar 241 patentë shoferë.
Në analizën mujore shifrat tregojnë që në muajin maj 2024 kemi rënie të numrit të aksidenteve për 17,17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Respektimi i rregullave në trafik , jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve është obligim i secilit.